Bota

Brazili mbyll platformën X të Elon Musk, pse u mor ky vendim nga Gjykata e Lartë

8,874$ do të jetë gjoba për ata që do tentojnë të aksesojnë X përmes një VPN-je

E.K
Brazili mbyll platformën X të Elon Musk, pse u mor ky vendim nga
elon musk

BRAZIL- Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar mbylljen e platformës X së multimiliarderit Elon Musk.

Gjyqtari Alexandre de Moraes njoftoi Agjencinë Kombëtare të Telekomunikacionit (Anatel) që të ndërpresë rrjetin social në të gjithë territorin e Brazilit brenda një maksimumi 24 orësh. Kompanitë si Apple dhe Google do të kenë 5 ditë kohë për të hequr aplikacionin X nga dyqanet e tyre online.

Vendimi vjen pasi 'X', nuk përmbushi një afat të caktuar nga një gjyqtar i Gjykatës së Lartë për të emëruar një përfaqësues të ri ligjor në vend.

Alexandre de Moraes urdhëroi "pezullimin e menjëhershëm dhe të plotë" të platformës së mediave sociale derisa ajo të përmbushë të gjitha urdhrat e gjykatës dhe të paguajë gjobat ekzistuese.

Poll

MOS HUMB