
SHKUP- Ndryshimet Kushtetuese për Bashkimin Europian, ky ka qenë ‘ultimatumi” që kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Rosen Zheljaskov bëri këtë të martë në Shkup, gjatë konferencës së përbashkët me homologun maqedonas Talat Xfaerri. Sipas Zheljaskov, RMV e ka vendin në BE por më parë duhet të miratojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta arritur këtë.
Maqedonisë së Veriut i kërkohet ta ndryshojë Kushtetutën për ta përfshirë pakicën bullgare në preambulës e saj, si popull shtetformues, nëse dëshiron t’i vazhdojë bisedimet për anëtarësim në BE.
“Për ne është me rëndësi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ecin së bashku drejt BE-së. Vitin e kaluar Kuvendi bullgar e miratoi propozimin francez. Kompromisi është për të mirën e kombeve tona. Qëndrimi ynë nuk dallon nga ai i parlamentit maqedonas. Duhet ta ndërtojmë besimin, duhet ta kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes dhe garanci për këtë është respektimi i të drejtave të bashkësisë etnike bullgare”, tha Zheljaskov.
Ky ndryshim parashihet me atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontesteve të saj me Bullgarinë. Për miratimin e tyre nevojiten dy të tretat e votave në Kuvendin maqedonas, të cilat për momentin nuk i kanë partitë në pushtet, pasi opozita maqedonase dhe ajo shqiptare kanë ngulur këmbë se nuk do t’i mbështesin, shkruan REL.
Xhaferi tha se shumica po bënë gjithçka për të siguruar mbështetjen e deputetëve “meqë integrimit në BE ka rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut”./Zëri.ai