Bota

Burgu i është kthyer në ferr, të arrestuarit për vrasjen e Vanjës s'po priten mirë në Shutkë

Sipas mediave të huaja, sa herë i nxjerrin dhe i kthejnë në Shutkë, të burgosurit i shohin nga dritaret dhe më pas thërrasin, godasin hekurat, e sigurisht i shajnë...

k.m.
Burgu i është kthyer në ferr, të arrestuarit për
Vanja Gjorçevska

MAQEDONI E VERIUT- Babai dhe 3 të arrestuarit e tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës janë përballur me një revoltë të ashpër të të burgosurve të tjerë në burgun e Shutkës në Shkup. Sipas mediave të huaja, sa herë i nxjerrin dhe i kthejnë në Shutkë, të burgosurit i shohin nga dritaret dhe më pas thërrasin, godasin hekurat, e sigurisht i shajnë...

Drejtori i burgut, Filip Andov, as nuk i ka konfirmuar dhe as mohuar akuzat e mediave por vetëm thekson se situata e sigurisë është nën kontroll dhe thekson se qasja për 5 të dyshuarit është e kufizuar.

"Janë të ndarë nga të paraburgosurit dhe të burgosurit e tjerë. Jo të gjithë oficerët e burgut kanë akses në ato ambiente. Ju hyni me karta speciale që mbahen nga roje të caktuara. Ato kontrollohen vazhdimisht, duke pasur parasysh nivelin e kriminalitetit dhe në përputhje me protokollet dhe ligjet,"- tha Andov për Shkup1.

Tre nga katër të dyshuarit që ndodhen në burg kanë pranuar fajin dhe rolet e tyre. Ata ia kanë hedhur fajin Ljupça Palevskin (i cili ndodhet ende në Turqi) si organizator dhe autor të vrasjes së 14-vjeçares. I vetmi në mesin e tyre, i cili nuk e pranoi fajin apo lidhjen me asnjë nga të dyshuarit e tjerë, është babai i vajzës, Aleksandar Gorçevski, i cili pretendon se nuk njeh asnjë prej tyre dhe se nuk e ka nxjerrë në pritë vajzën e tij. Megjithatë fjalët e tij nuk janë marrë parasysh në gjyq, pasi edhe ai si gjithë të tjerët ndodhet në burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB