
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit teksa njoftoi se do të jetë kandidat në zgjedhjet evropiane, por tani duket se synon të largohet nga posti. Por siç u bë e ditur më herët pasdite të së premtes, Charles Michel u tërhoq nga gara për arsye që ende nuk dihen.
“Unë nuk do të jem kandidat në zgjedhjet evropiane. Do t'i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia përgjegjësive të mia aktuale me vendosmëri të palëkundur derisa ato të përfundojnë. Unë do të jem gjithmonë një mbështetës i vendosur i një Evrope që është demokratike, e fortë, e bashkuar dhe sovrane e fatit të saj. Në fund të këtij mandati do të reflektoj për natyrën dhe drejtimin e detyrimeve të mia të ardhshme,”-tha presidenti i Këshillit Evropian në një postim në Facebook.
POSTIMI I PLOTË:
Charles Michel njoftoi kandidaturën e tij në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të planifikuara për t'u mbajtur në periudhën 6-9 qershor dhe largimin e tij nga presidenca e Këshillit Evropian, duke filluar nga korriku, para përfundimit të mandatit të tij në nëntor. Pas largimit të tij, doli lajmi se në Bruksel kishte shqetësime për mundësinë që kryeministri hungarez Viktor Orban./ZËRI