Bota

Cilat janë ngjarjet e fundit nga Gaza?

Pas 7 ditësh armëpushim, Izraeli dhe Hamasi kanë rinisur luftimet. Raportohet se 3 pengje të Hamasit janë vrarë.

D.XH
Cilat janë ngjarjet e fundit nga Gaza?
Gaza

GAZA – Armëpushimi 7-ditor përfundoi. Luftimet rifilluan mëngjesin e sotëm dhe Izraeli e Hamasi po rikthejnë armiqësinë e tyre. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 100 njerëz janë vrarë deri më tani. Izraeli thotë se ka goditur më shumë se 200 objektiva terroriste.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, fajësoi Hamasin për rifillimin e dhunës. Ai u tha gazetarëve se grupi kishte thyer premtimet dhe kishte lëshuar raketa në Izrael, përpara se të skadonte armëpushimi.

Izraeli thotë se bisedoi planet për të reduktuar viktimat civile me Blinken - pasi ai paralajmëroi se shkatërrimi i veriut të Gazës nuk mund të përsëritej në jug. Po ashtu, u njoftuan vdekja e tre banorëve të Kibbutz Nir Oz, që mendohet se mbaheshin rob nga Hamasi - Arye Zalmanovich, Maya Goren dhe Ronen Engel.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite më pas hyri në Gaza. Më tepër se 17500 njerëz kanë vdekur nga të dyja palët./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB