Bota

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

Operacioni i kompanisë Intuitive Machines është përpjekja më e fundit në një seri përpjekjesh nga shtete dhe kompani private.

f.t
SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh
anija hapësinore

SHBA- Një kompani amerikane ka bërë histori duke u bërë e para që vendos një anije kozmike në Hënë. “Intuitive Machines” me bazë në Houston zbarkoi “Odysseus” pranë polit jugor hënor. U deshën disa minuta që kontrollorët të konstatonin se mjeti ishte ulur, por përfundimisht u mor një sinjal. Ishte një moment i rëndësishëm, jo vetëm për shfrytëzimin komercial të hapësirës, por për programin hapësinor të SHBA-së në përgjithësi.

Kontrollorët monitoruan fluturimin në një distancë prej gati 400 mijë kilometrash, nga një qendër komandimi të kompanisë në Hjuston. Anija e ndërtuar me fibra karboni dhe titaniumi, me një lartësi prej 4.3 metrash, mban në bord gjashtë paisje eksperimentale të NASA-s, e cila i pati paguar kompanisë 118 milionë dollarë për prodhimin dhe fluturimin e anijes, në kuadrin e përpjekjeve për të komercializuar udhëtimet drejt Hënës, ndërsa është planifikuar edhe rikthimi atje i astronautëve, pak vite më vonë.

Operacioni i kompanisë Intuitive Machines është përpjekja më e fundit në një seri përpjekjesh nga shtete dhe kompani private. Japonia arriti një ulje në Hënë muajin e kaluar, duke iu bashkuar kështu uljeve të suksesshme nga Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India./ZËRI

Poll

MOS HUMB