Bota

Daçiç i vë 'kusht' Vuçiç-it: Dua postin e Kryeministrit

Këtë propozim ia ka bërë të qartë dhe Vuçiç-it, gjatë takimit që ka pasur me të.

E.K
Daçiç i vë 'kusht' Vuçiç-it: Dua
Ivica Daçiç dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, tha këtë të martë se partia e tij kërkon të këtë emrin e Kryeministrit të ri të vendit në zgjedhje. Sipas tij, koalicioni me partinë e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç (SNS) ka qenë I frytshmëm në gjithë vitet e bashkëpunimit dhe mbi të gjitha rezultativ. Këtë propozim ia ka bërë të qartë dhe Vuçiç-it, gjatë takimit që ka pasur me të.

“Ne kemi thënë tashmë në disa raste, dhe kemi përsëritur edhe sot, se jemi krenarë për të gjitha rezultatet e mira që kemi arritur së bashku (me SNS) që nga viti 2012 dhe se besojmë se ruajtja e stabilitetit politik është jetike për zhvillimin dhe të ardhmen e Serbisë pasi ky është parakusht për mbrojtjen e interesit shtetëror dhe kombëtar si dhe për arritjen e qëllimeve zhvillimore”, tha Daçiç pas konsultimeve me Vuçiç-in për emërimin e tij si kryeministër.

Ai tha se me Vuçiç ka folur për situatën aktuale politike si dhe për aspektet e politikës së jashtme, presionin ndaj Serbisë, çështjet ekonomike dhe çështjet e zhvillimit të mëtejshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB