Bota

Darka LUKS mes Mbretit Charles dhe Emmanuel Macron! Ja pse i kushtoi 500 mijë € buxhetit të Elysee

Në raportin vjetor për shpenzimet presidenciale, auditori shtetëror paralajmëroi se rritja e shpenzimeve për pritjet shtetërore ka kontribuar që buxheti i tyre prej 8.3 milionë euro të mbetet në të kuqe.

M.M

 

Darka LUKS mes Mbretit Charles dhe Emmanuel Macron! Ja pse i kushtoi 500
Emmanuel Macron dhe mbreti Charles

FRANCE - Një darkë luksoze për mbretin britanik Charles III, ku shërbehej karavidhe, i kushtoi kabinetit të presidentit francez 475,000 euro. Presidenti Emmanuel Macron bëri gjithçka kur mirëpriti monarkun shtatorin e kaluar - të ftuarit u trajtuan me karavidhe blu, gaforre dhe djathra të ndryshëm. Por në raportin vjetor për shpenzimet presidenciale, auditori shtetëror paralajmëroi se rritja e shpenzimeve për pritjet shtetërore ka kontribuar që buxheti i tyre prej 8.3 milionë euro të mbetet në të kuqe.

Ata deklarojnë se Pallati Elysee tani duhet të bëjë "përpjekje të rëndësishme... për të rivendosur dhe ruajtur ekuilibrin financiar të presidencës".

Në atë darkë të bollshme u shpenzuan më shumë se 165.000 euro për ushqim dhe 40.000 euro të tjera për pije.

Të ftuarit në banket ishin yje të mëdhenj - aktori britanik Hugh Grant, trajneri francez i futbollit Arsene Wenger, si dhe Mick Jager, këngëtar i Rolling Stones.

Banketi ekstravagant në Pallatin e Versajës u organizua gjatë vizitës shtetërore tre ditore të mbretit Karl, e cila duhej të forconte marrëdhëniet mes dy vendeve. 

Vizita e mbretit nuk është e vetmja që përmendet në raport. Përmendet edhe banketi për kryeministrin indian Narendra Modi në Luvër në korrik 2023, i cili i kushtoi kabinetit presidencial 412,000 euro.Për shkak të kostove më të larta, ndër të cilat janë edhe këto pritje shtetërore, shpenzimet janë rritur me 14% krahasuar me një vit më parë, njofton Agjencia e Auditimit.Për hir të krahasimit, të ardhurat e realizuara nga presidenca u rritën me vetëm 6.5%./ ZËRI

Poll

MOS HUMB