Bota

Dëbora “paralizon” Britaninë e Madhe, avionët ngrijnë në pista, anulohen fluturimet

Eksperti i udhëtimeve Simon Calder tha se mbi 11 udhëtime janë anuluar në stacionin e trenit në Londër Waterloo, për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike pas reshjeve të dendura gjatë natës.

I.F
Dëbora “paralizon” Britaninë e Madhe, avionët
Londër

LONDËR- Reshjet e dendura të dëborës në Britaninë e Madhe kanë shkaktuar probleme me transportin. Stacionet e hekurudhave dhe aeroportet po punojnë me ndërprerje këtë mëngjes.

Eksperti i udhëtimeve Simon Calder tha se mbi 11 udhëtime janë anuluar në stacionin e trenit në Londër Waterloo, për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike pas reshjeve të dendura gjatë natës.

“Në Liverpool, trenat po qarkullojnë pa pasagjerë për të parë se si do të vijojë situata”, tha Calder.

Aeroporti i Manchesterit i ka rihapur të dyja pistat pasi i mbylli përkohësisht për disa orë mëngjesin e sotëm. Në një deklaratë në X, aeroporti tha se disa nisje dhe mbërritje mund të kenë ende vonesa, ndërsa ekipet po punojnë për të hequr akullin e avionëve dhe për të pastruar vendkalimet.

Nga ana tjetër, aeroporti “John Lennon” i Liverpool-it tha se do të rihapin pistën e tyre po do të ketë vonesa të fluturimeve. Aeroporti “Leeds Bradford” është një tjetër aeroport i prekur nga moti i keq, ndërsa u konfirmua se pista u mbyll, por autoritetet thanë se shpresonin ta rihapnin në orën 12:00 në varësi të ndryshimit të kushteve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB