Bota

Deklaronin më pak se 500 euro të ardhura në muaj, pushimet luksoze "fundosin" grupet kriminale

Videot e postuara kryesisht në TikTok dhe Instagram paraqisnin anëtarët e bandave me bizhuteri të shtrenjta dhe duke u argëtuar në hotelet më të famshme me pamje nga deti.

M.M
Deklaronin më pak se 500 euro të ardhura në muaj, pushimet
Foto ilustruese

GREQI- 14 organizata kriminale me 37 anëtarë u goditën pak ditë më parë nga Policia greke në zonën e Selanikut. Anëtarët e këtyre grupeve janë nxjerrë zbuluar nga jeta luksoze që shfaqnin në rrjetet sociale, edhe pse deklaronin të ardhura minimale. 

Në videot e postuara prej tyre, ata shfaqnin jetën luksoze, si pushimet në ishujt më të famshëm grek, akomodim në hotele luksoze, makinat të shtrenjta dhe tavolina VIP në mbrëmje muzikore. Megjithëse ata deklaronin të ardhura minimale në zyrat e taksave, nën 500 euro në muaj, por videot tregonin një stil jete të pasur.

Policia arrestoi 37 anëtarët e grupeve kriminale të përfshira në grabitje, vjedhje dhe trafik droge, me aktivitet nga korriku 2020 deri në maj të këtij viti. Ata kryen mbi 553 vepra penale, duke përfituar më shumë se 2.76 milionë euro. Dialogjet e zbuluara gjatë hetimeve tregojnë se të pandehurit planifikonin hapur grabitjet, duke diskutuar se si do të shkatërronin shtëpitë e viktimave sipas mediave greke.


Videot e postuara kryesisht në TikTok dhe Instagram paraqisnin anëtarët e bandave me bizhuteri të shtrenjta dhe duke u argëtuar në hotelet më të famshme me pamje nga deti. Edhe disa orë para arrestimit, një prej të dyshuarve publikoi një video nga Santorini, duke treguar stilin e tyre ekstravagant. Hetimet dhe bisedat e regjistruara përfshijnë detaje të mënyrës së veprimit dhe organizimit të bandave, të cilat diskutojnë hapur për sulmet që do të kryenin ndaj shtëpive të viktimave./ ZËRI

Poll

MOS HUMB