
Juraj Cintula
SLLOVAKI- Dalin pamjet e para të autorit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, Juraj Cintula. Në pamjet e publikuara nga mediat sllovake, shkrimtari 71-vjeçar që qëlloi kryeministrin Fico, tha se e bëri këtë sepse nuk pajtohej me politikat e qeverisë. Ai po mbahet në polici ku do të vijojë marrja në pyetje. Ndërkohë kryeministri, i cili dyshohet se ka marrë tre plumba, ndodhet ende në sallën e operacionit në gjendje kritike për jetën./ZËRI
Poll