
BELGJIKË- Rasti i një dentisti 71-vjeçar, i cili akuzohet për dhunë seksuale ndaj dhjetëra grave, ka shkaktuar trazira në Belgjikë, dhe konkretisht në Antverp. Sipas Zyrës së Prokurorit, deri më tani 55 gra janë identifikuar si viktima të dentistit, i cili është arrestuar. Siç raportohet nga "The Brussels Times", mjeku u arrestua muajin e kaluar, si pjesë e një hetimi që filloi në fund të vitit 2024, pas një ankese.
Autoritetet policore kryen kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e tij, ku edhe sekuestruan material nga abuzimet e tij. Një pjesë e pamjeve filmike kishin në përmbajtje momentet e abuzimit të grave. Përveç këtyre ankesave, ka dëshmi për ekzaminime të pajustifikuara, si dhe incidente ku një dentist dyshohet se ka kryer akte seksuale para pacienteve të tij. Raportet e para për sulme të tilla datojnë që nga viti 1998.
Dentisti thuhet se kishte punuar në spitale të ndryshme në Antwerp dhe Leuven. Ndaj,Policia po u bën thirrje çdo viktime tjetër të mundshme të kontaktojë autoritetet, pasi ka raportime se në disa raste gratë janë droguar dhe janë abuzuar kur kanë qenë pa ndjenja. Hetimi vazhdon me qëllim zbardhjen e të gjitha aspekteve të çështjes./ZËRI