
SHBA- Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis njoftoi se do t'i japë fund ofertës së tij presidenciale të vitit 2024. Njoftimi i tij, i bërë në një video të postuar në X, vjen pas një rezultati zhgënjyes në grupet republikane të Iowa-s gjatë javës së kaluar.
“Nuk mund t’u kërkoj mbështetësve tanë të japin vullnetarisht kohën e tyre të përkushtohen plotësisht, kur ne nuk e kemi të qartë rrugën drejt fitores dhe aq më pak të sigurt. Prandaj, sot po e pezulloj fushatën time. Është e qartë për mua se shumica e votuesve republikanë duan t’i japin Donald Trump një shans tjetër,”-tha ai.
“Success is not final, failure is not fatal: it is the courage to continue that counts.”
— Ron DeSantis (@RonDeSantis) January 21, 2024
- Winston Churchill pic.twitter.com/ECoR8YeiMm
Mbi video, DeSantisin e ka shoqëruar me një shprehje të Winston Churchill: Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal: është guximi për të vazhduar që ka rëndësi.
Nga ana e tij, DeSantis ka fajësuar performancën e tij të dobët tek një sërë sfidash, duke përfshirë motin e Iowa-s, besnikërinë e mediave konservatore ndaj Trump dhe breshërinë e paparë të reklamave negative kundër tij. Një gjë që ai nuk e ka fajësuar ishte fjalimi i tij për votuesit, të cilin e përsëriste kudo.
Largimi i tij e lë ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, si alternativën e vetme kundër Trumpit në garë./ZËRI