
BEOGRAD- Vrasja e Danka Iliqit, vajzës nga Bori, e cila më 6 maj do të mbushte dy vjeç, për shkak të pashpirtësisë dhe mizorisë, vazhdon të tronditë Serbinë dhe rajonin. Është makabër, sepse dy autorët e kishin vajzën e plagosur nga aksidenti me makinë në bagazh, por në të njëjtën kohë kanë gënjyer të atin që u doli para, se nuk e kishin parë. Më pas, trupin e foshnjës e hodhën në një landfill, shumë pranë zonës.
- Kronologjia e zhdukjes dhe vrasjes së Danka Iliqit
Ora 13:10: Ivana Iliq me djalin dhe vajzën e saj vjen nga Bori në Banjsko Polje me një Ford të bardhë.
Nga ora 13:10 deri në 13:22: Fëmijët kalojnë kohë me nënën e tyre në oborr
Ora 13:20: Dy vrasësit mbërrijnë në Banjsko Polje.
Ora 13:20: Nëna e Dankës bën foton e fundit të vajzës
Ora 13:22: Nëna e Dankës ia dërgon atë fotografi burrit të saj
Zhdukja dhe denoncimi në polici
Rreth orës 13:22-13:30: Danka zhduket ndërsa nëna e saj po i jepte ujë djalit të saj. Nëna shkon në kërkim të Dankës
Ora 13:41: Nëna e Dankës telefonon bashkëshortin e saj Milloshin dhe e informon për zhdukjen e vajzës së saj
Ora 13:45: Nëna e Dankës raporton në polici se vajza e saj është zhdukur
Midis orës 13:45 dhe 13:52: Danka lëviz në lagjen Banjsko Polje
Ora 13:50: Dy të dyshuarit parkuan para shtëpisë për të përdorur tualetin
Ora 13:50: Nëna e Dankës, duke kërkuar vajzën e saj, pa një makinë të bardhë dhe një burrë që qëndronte pranë saj
Momenti fatal në rrugë
Rreth orës 13:52: Srđan Jankoviç dhe Dejan Dragojeviç përplasën Dankën me makinën e tyre dhe e futën pa ndjenja në bagazh
Ora 13:55: Babai i Dankës, Milloshi mbërrin në Banjsko Polje
Rreth orës 13:57: Një baba ndal një makinë të bardhë me dy të dyshuar për vrasje dhe i pyet nëse e kanë parë vajzën e tij. Ata e mohojnë, megjithëse në atë moment e fshehin Dankën në bagazh
Ora 13:59: Mbërrin patrulla e parë e policisë në Banjsko Polje dhe nis kontrolli zyrtar i policisë
Hedhja e trupit në një deponi
Ora 14:00: Dy vrasësit me Dankën në bagazh largohen nga Starobanjski
Patrulla e parë e Policisë mbërriti në Banjsko Polje dhe nisi kontrollet, por autorët ishin krejt të qetë. Një koleg i tyre tregoi se ishin çdo ditë me ta dhe nuk vunë re asgjë që do të linte të kuptonte se sjellja e tyre ishte e dyshimtë. Por makabriteti arrin tjetër nivel kur u dha lajmi për zhdukjen e Dankës. Në atë moment, drejtori i pyeti se kush donte që t'i bashkohej ekipit të kërkimeve për të ndihmuar me gjetjen e vajzës së zhdukur dhe ishte Dragojeviç, i pari që aplikoi. Pra ai kërkonte vajzën, të cilën e vrau!
2-vjeçarja nga Bori, Danka Iliq u zhdukur më 26 mars të këtij viti teksa ndodhej në pronën e familjes me nënën e saj Ivanën dhe vëllain e saj 1-vjeçar. Pas 10 ditësh kërkim për vrasjen e saj u arrestuan, Srđan Jankoviç dhe Dejan Dragijeviç, të cilët dyshohet se fillimisht e kanë goditur vajzën me makinë, më pas e kanë futur në mjet. Kur kanë arritur në landfill, e kanë mbytur dhe groposur mes mbeturinave. Të dy autorët e kanë treguar me detaje gjithë skenën, ndërsa Policia është ende në kërkim të trupit të të miturës./ZËRI