RUSI- Në samitin e gushtit në Alaska, Vladimir Putin i Rusisë u shfaq në formë të mirë, pavarësisht spekulimeve prej vitesh për shëndetin e tij. Takimi me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, i shoqëruar nga masa të rrepta sigurie, tërhoqi vëmendjen edhe për një detaj të pazakontë. Në një shkrim të La Repubblica truprojat e Putin ishin ngarkuar me mbledhjen dhe kthimin në Rusi, të të gjitha gjurmëve biologjike të udhëheqësit.
Qëllimi do të ishte siguria e presidentit rus përmes analizës së lëndës së tij organike. Kjo masë sigurie, e cila ka qenë në fuqi prej vitesh, menaxhohet nga Shërbimi Federal i Mbrojtjes dhe daton të paktën që nga viti 2017, sipas gazetarëve investigativë Regis Gente dhe Mikhail Rubin. Mostrat mblidhen sistematikisht gjatë çdo udhëtimi jashtë vendit, duke përdorur enë të mbyllura dhe transport diskret.
Ena edhe me jashtëqitjen e tij shërben për të raportuar në Rusi çdo gjurmë biologjike të udhëheqësit të Kremlinit,si dhe për të parandaluar vendet e tjera të merrnin informacion mbi shëndetin e tij.
Masat paraprake ekstreme nxitën më tej thashethemet rreth shëndetit të Putinit, tani 72 vjeç. Në vitet e fundit, kanë qarkulluar thashetheme për kancer, sëmundjen e Parkinsonit dhe probleme me zemrën, të cilat nuk janë konfirmuar kurrë nga Kremlini.
Disa video e tregojnë atë me këmbë që i dridhen, lëvizje të pavullnetshme dhe ënjtje të fytyrës, duke i bërë analistët dhe mediat të vënë në dyshim gjendjen e tij të vërtetë shëndetësore. Megjithatë, ekspertë të shumtë perëndimorë kanë mohuar vazhdimisht ekzistencën e ndonjë prove të sëmundjeve serioze. Këtyre pasigurive u shtohen teoritë e konspiracionit që pretendojnë përdorimin e ngjashmërive.
Sipas hulumtimit nga Instituti për Studimin e Kulturës dhe Medias Japoneze, i cili përdor softuer për njohjen e fytyrës dhe zërit, ka të paktën disa mënyra për ta zëvendësuar Putinin në sytë e publikut. Mospërputhjet në tiparet e fytyrës, gjestet dhe madje edhe toni i zërit nxisin dyshime, por nuk ka konfirmim zyrtar. Pavarësisht thashethemeve, samiti i Alaskës zbuloi një Putin që me sa duket ishte në formë të mirë dhe i pavarur në lëvizjet e tij, absolutisht në të njëjtin nivel me homologun e tij amerikan, 79-vjeçarin Trump, i cili prej kohësh është mburrur me shëndetin e tij të shkëlqyer, madje edhe para inaugurimit të tij./ZËRI