Bota

Dhuna barbare ndaj politikanit opozitar në Serbi, Prokuroria: S'ka dëmtime fizike

Kjo do të çonte në mbylljen e hetimeve dhe lënien e autorëve të ngjarjes pa dënuar.

E.K
Dhuna barbare ndaj politikanit opozitar në Serbi, Prokuroria: S'ka
Nikola Sanduloviç pas dhunimit

SERBI- Prokuroria e Serbisë ka deklaruar se sa i përket dhunimit barbar të politikanit opozitar Nikola Sanduloviç, nuk ka dëshmi bindëse rreth dhunës. Sipas akuzës, referuar raporteve mjekësore nuk janë konstatuar dëmtime fizike në trupin e Sanduloviç. Kjo do të çonte në mbylljen e hetimeve dhe lënien e autorëve të ngjarjes pa dënuar.

“Veç tjerash, nga informacionet e Akademisë Mjekësore Ushtarake, të Klinikës së Neurologjisë, që janë të 4 janarit, shihet qartë se mjekët nuk kanë konstatuar lëndime fizike”, thotë Prokuroria.

Një ditë më parë ishte BIA, e cila hodhi poshtë pretendimet se udhëheqësi i subjektit opozitar, Nikola Sanduloviç ishte subjekt i torturës, duke thënë se nuk ka pasur përdorim të forcës së paligjshme fizike ndaj tij.

Dhuna ndaj politikanit opozitar serbe erdhi pasi ky i fundit nderoi Adem Jasharin duke kryer homazheve, pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz. Denoncimin e bëri vajza e tij e cila tha se i ati është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se e kanë helmuar. Ka dyshime se mes dhunuesve të Sanduloviç ka qenë dhe Millan Radoiçiç ish-nënkryetari Listës Serbe, i cili njihet si organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë, ku një polic kosovar mbeti në vrarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB