
MAQEDONI E VERIUT- Babai i cili dhunoi për vdekje vajzën e tij 2-vjeçare është lënë në paraburgim për 30 ditë. Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për vrasje. Vajza 2-vjeçare si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë pas 20 ditësh në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Policia bën me dije se babai F.D. është dërguar në burgun e Manastirit. Prokuroria e Kërçovës më 11 janar hapi hetimet për veprën “vrasje”.
Njoftimi i Prokurorisë:
Më 18 dhjetor rreth orës 21 në shtëpinë e tij familjare në Kërçovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila fillimisht është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ku më 8 janar iu nënshtrua plagëve të marra.