Bota

“Disa pjesë u shkëputën nga trupi”, djali mbante të vdekur në banesë babanë që nga Shkurti: E dogja se nuk duroja dot erën

Pranë shtëpisë ku u gjet dje i djeguri, në një kosh plehrash janë gjetur një kokë dhe këmbë. Informacionet sugjerojnë se këto mund të jenë pjesë njerëzore që i përkasin të moshuarit

E.K
“Disa pjesë u shkëputën nga trupi”, djali mbante
Banesa ku ndodhi skena horror

GREQI- Detaje tronditëse kanë dalë në dritë, nga ngjarja horror e ndodhur në Greqi, ku trupi i një të moshuari u gjet i djegur, ndërsa autor i vrasjes makabre ka qenë djali i tij.

Dyshohet se i moshuari kishte ndërruar jetë që në muajin shkurt.

57-vjeçari ka treguar se arsyeja se përse e ka djegur trupin e pajetë të të atit, ka qenë se nuk e duronte dot më aromën e keqe që vinte nga trupi i dekompozuar.

“Nuk mund ta duroja më erën dhe më duhej ta digjja. Babai ka vdekur që në muajin shkurt, por nuk kisha para për ta varrosur, ndaj duhej ta digjja. Unë nuk e copëtova. Ndërsa e mbaja me dyshek, disa pjesë u shkëputën nga trupi”, tha ai në rrëfimin e tij.

Ndërkohë pranë shtëpisë ku u gjet dje i djeguri, në një kosh plehrash janë gjetur një kokë dhe këmbë. Informacionet sugjerojnë se këto mund të jenë pjesë njerëzore që i përkasin të moshuarit.

Ekzaminimi mjekoligjor pritet të zbardhë rastin misterioz./ZËRI 

Poll

MOS HUMB