Bota

Djali më i vogël i Griselda Blanco paditi Sofia Vergaran: Mami im ishte e bukur...!

Djali më i vogël i Griseldës, Michael Corleone Blanco është ende gjallë dhe madje ka paditur Netflix dhe Sofia Vergaran për serialin e ri të platformës.

k.m.
Djali më i vogël i Griselda Blanco paditi Sofia Vergaran: Mami im
Griselda Blanco dhe Michael Corleone

SHBA- Pak ditë më parë u shfaq premierë në Netflix seriali i ri "Griselda", duke ndjekur jetën e "mbretëreshës së kokainës" famëkeqe kolumbiane, Griselda Blanco. Seriali ka përfshirë gjithashtu edhe katër djemtë e saj, Michael Corleone, Osvaldo, Dixon, Umber. Djali më i vogël i Griseldës, Michael Corleone Blanco është ende gjallë dhe madje ka paditur Netflix dhe Sofia Vergaran për serialin e ri të platformës.

“Netflix ka keqinterpretuar nënën e tij dhe ka keqpërdorur historinë e familjes. Për më shumë se 15 vjet kam hulumtuar, shkruar dhe rindërtuar secilën nga historitë e jetës sime, të familjes sime dhe nënës sime, Griselda Blanco. Një libër në të cilin jo vetëm them të vërtetat, por edhe tregoj sesi trafiku i drogës, luftërat dhe korrupsioni morën jetën mijëra njerëzve të pafajshëm. Pothuajse të gjithë anëtarët e familjes sime vdiqën, madje edhe ata që nuk ishin përfshirë kurrë në tregtinë e drogës. Sepse të qenit pjesë e familjes Blanco nuk ishte e lehtë për asnjërin prej nesh. Por unë, Michael Corleone Blanco, tani tregoj jetën time dhe të nënës sime, Griselda Blanco, me shpresën se një histori si kjo nuk do të ndodhë më kurrë. Nëna ime ishte një grua e bukur. Fakti që ata e quajnë atë "të shëmtuar" me të vërtetë më ofendon. Por kur të lexoni librin tim, do të shihni se mamaja ime quhej kukulla prej porcelani në rininë e saj. Ajo ishte "crème de la crème","-tha ai. 

Në çdo rast, pavarësisht asaj që djali më i vogël i Griseldës e konsideron negative gjithë zhurmën që po krijohet lidhur me të ëmën, publiciteti që ka marrë seriali i ri i Netflix është aq i madh sa ka rritur edhe shitjet e librit që ai shkroi disa vite më parë për historinë e nënës së tij, me titull "Nëna ime, Kumbara".

Kush ishte Griselda Blanco Restrepo?

Griselda Blanco Restrepo, e njohur si Vejusha e Zezë ose Kumbara e Kokainës, ishte figurë e shquar në tregtinë e drogës me bazë kokainën dhe botën e krimit të Miami, Florida nga vitet 1970 deri në fillim të viteve 2000. Lindur në korrik 15, 1943 në Antiojo, Kolumbi. Ajo filloi karrierën e saj në tregtinë e drogës në fund të viteve 1960, duke ndihmuar bashkëshortin e saj, Dario Sepulveda, të kontrabandonte kokainë nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara. Pas vrasjes së Sepulvedës në vitin 1976, Blanco mori përsipër biznesin dhe shpejt u bë një nga trafikantët më të fuqishëm dhe më të suksesshëm të drogës në botë.

Blanco ishte e njohur për natyrën e saj të dhunshme dhe të pamëshirshme. Ajo ka qenë përgjegjëse për vrasjen e shumë njerëzve, përfshirë konkurrentët, oficerët e policisë, etj. Blanco u arrestua në 1985 dhe u dënua me 110 vjet burg. Ajo kreu 20 vjet burg, përpara se të lirohej me kusht në 2004. Pas lirimit të saj, Blanco u kthye në Kolumbi, ku vdiq nga një atak në zemër më 3 shtator 2012, në moshën 69-vjeçare./ZËRI

Poll

MOS HUMB