Bota

I sanksionuar nga SHBA, Aleksandër Vulin dekorohet nga Moska

Bortnikov i dha Vulin "urdhrin për profesionalizëm të jashtëzakonshëm dhe kontribut në bashkëpunimin ndërmjet shërbimeve serbe dhe ruse".

f.t
I sanksionuar nga SHBA, Aleksandër Vulin dekorohet nga Moska
Aleksandër Vulin

RUSI- Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, gjenerali i ushtrisë, Aleksandër Bortnikov, i dha një çmim të lartë ish-drejtorit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit Aleksandër Vulin në selinë e shërbimit në Moskë. 

Bortnikov i dha Vulin "urdhrin për profesionalizëm të jashtëzakonshëm dhe kontribut në bashkëpunimin ndërmjet shërbimeve serbe dhe ruse", shkruajnë mediat serbe.

Në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar Vulin dha dorëheqje, katër muaj pasi u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara, për përfshirje në veprimtari korruptive dhe destabilizuese, që dëmtojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmë Moskës në veprimtaritë keqdashëse dhe për lidhje me një tregtar armësh dhe një rrjet të trafikut të drogës.

Serbia, e cila kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, prej vitesh po shmanget nga rruga e saj drejt BE-së duke u orientuar drejt aleatit tradicional sllav, Rusisë, si dhe Kinës./ZËRI

Poll

MOS HUMB