Bota

‘Është pushtuar nga shpirtrat’, arrestohen prindërit që donin të vrisnin djalin 5 vjeç

Një çift francez tentuan ta dërgojnë djalin e tyre 5-vjeçar në Shkretëtirën e Saharasë, ku kanë thënë se do 'e sakrifikonin'. Policia dyshon se ata janë indoktrinuar nga sekte fetare.

D.XH
‘Është pushtuar nga shpirtrat’, arrestohen prindërit
Policia franceze

SPANJË - Më 21 dhjetor 2023 në portin e Algeciras, në Spanjën jugore, një çift francezë u arrestuan me dyshimin se donin të "sakrifikonin" djalin e tyre 5-vjeçar, që besonin se ishte i pushtuar nga shpirtrat. Ata dyshohet se donin të bënin krimin monstruoz në shkretëtirën e Saharasë. Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria Publike e Bordos, duke sqaruar se ndaj çiftit është lëshuar një urdhër ekstradimi. Të dy prindërit e fëmijës vuajnë nga çrregullime psikiatrike.

Babai i djalit, i lindur në vitin 1984, ka disa precedent penalë, ndërsa nëna e lindur në vitin 1993, kishte gjithashtu precedentë. Burri dhe gruaja u ndaluan nga autoritetet, teksa po hipnin me makinë në një anije që shkonte për në Tangier.

Dy të arrestuarit janë mësues muzike në një shkollë jo shumë larg Bordos, e cila ka 250 nxënës. Rasti ishte tronditës dhe u pasqyrua gjerësisht në mediat botërore. Autoritetet franceze dyshojnë se çifti mund të jetë indoktrinuar nga sekte fetare./ZËRI/

Poll

MOS HUMB