Bota

Çdo produkt bazë me 10 për qind zbritje, Meloni nis ‘eksperimentin’ në Itali

Deri më 31 dhjetor, për momentin, kompanitë pjesëmarrëse (mbi 22 mijë deri më sot) do të promovojnë një përzgjedhje të nevojave bazë, ushqimore dhe jo ushqimore, me çmime të përballueshme, përfshirë produkte për fëmijë dhe higjienë

Redaksia Zëri

Çdo produkt bazë me 10 për qind zbritje, Meloni nis

ITALI-Qeveria italiane ka vendosur ti përgjigjet rritjes së çmimeve ushqimore me të ashtuquajturin “tremujori antiflamacion” duke nënshkruar marrëveshje me shumicën e shoqatave të biznesit për të ulur me 10 për qind të të gjithë produkteve bazë ushqimore dhe jo ushqimore.  

Aplikimi i çmimeve të reja nis të dielën 1 tetor. Tremujori anti-inflacion bëhet realitet siç konfirmohet nga mbi 30 nënshkrimet e shoqatave të biznesit në paktin e nënshkruar në Palazzo Chigi. Deri më 31 dhjetor, për momentin, kompanitë pjesëmarrëse (mbi 22 mijë deri më sot) do të promovojnë një përzgjedhje të nevojave bazë, ushqimore dhe jo ushqimore, me çmime të përballueshme, përfshirë produkte për fëmijë dhe higjienë.

Zbritje deri në 10% në supermarkete, farmaci dhe dyqane lodrash. Këtu janë produktet me çmime të kontrolluara.

Kryeministrja Giorgia Meloni e cilëson si “një eksperiment” për të kontrolluar çmimet e produkteve të konsumit, i cili nëse funksionon mund të zgjatet përtej 31 dhjetorit. Për momentin përfshihet "e gjithë periudha e Krishtlindjes", siç nënvizoi Ministri i Biznesit dhe Made in Italy, Adofo Urso, edhe "për të nderuar një festë fetare ndaj së cilës të gjithë jemi veçanërisht të vëmendshëm". Zëri.ai

Poll

MOS HUMB