
GREQI- Një 38-vjeçare ndërroi jetë në orët e para të së shtunës, kur i shpërtheu në duar një sasi tritoli që ajo vendosi jashtë një banke në Selanik. E reja, e identifikuar vetëm me inicialet S.P., të shtunën vendosi lëndën plasëse në një pajisje ATM. Por nuk dëgjoi asnjë shpërthim dhe u kthye për ta kontrolluar, vetëm për ta bërë lëndën plasëse që të shpërthente në duart e saj. Ky ishte momenti që do t'i kushtonte edhe jetën. Ajo u dërgua në spital me urgjente, ku u desh që të amputohej. Asaj iu bë reanimim kardiopulmonar dhe u intubua menjëherë, por ndërroi jetë disa minuta më vonë.
Banorët e pallatit pranë bankësthanë se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa menduan se ishte një tërmet. Një dëshmitar u tha gazetarëve: Rreth orës 5:10 të mëngjesit pati një zhurmë shurdhuese, u tmerrova. E gjithë lagjja doli në ballkone, mbizotëroi paniku, nuk e kuptova çfarë ndodhi, pas pak fillova të shihja tym nga rrugica, por jo zjarr dhe atëherë e kuptova çfarë ndodhi.
Tashmë, nga hetimet e Policisë greke, pronari i shtëpisë ku qëndronte gruaja se i tha hetuesëve se ishte një person tjetër ai që bëri rezervimin për apartamentin me qira dhe se ai nuk e kishte parë kurrë gruan që ndërroi jetë.
Shtëpia është në "zemër" të Selanikut , konkretisht në zonën e Ladadikës. Banesa ishte marrë me qira të mërkurën, si Airbnb, nga një person që është në shpallur në kërkim. Në apartament u gjetën eksplozivë me fuqi të lartë, tetë detonatorë të zakonshëm, si dhe një sasi e vogël TNT. Në total, autoritetet vlerësojnë se bëhet fjalë për një kilogram eksploziv.
Hetimi i autoriteteve përqendrohet në tre çështje
Së pari, lëvizjet e 38-vjeçares me çantën e shpinës që përmbante mjetin shpërthyes. Shkallët në hyrje të Bankës janë ato ku ajo la çantën e shpinës me pajisjen shpërthyese. Pastaj, siç tregohet nga kamerat, ajo largohet dhe kthehet. Pikërisht në atë moment ndodh shpërthimi. Zyrtarët e Krimit të Organizuar e dinë se kanë të bëjnë me grabitëse bankash.
Çështja e dytë ka të bëjë me lëvizjet e mëparshme të 38-vjeçares dhe konkretisht me vendin nga ku është zhvendosur ajo. Vendbanimi i saj në Selanik ishte në Ampelokipi, dhe jo në banesën ku ishte parë së fundmi. Tani, po kontrollohen kamerat e sigurisë për të parë nëse e reja udhëtonte me ndonjë person tjetër, pra nëse kishte ndonjë bashkëpunëtor.
Pjesa e tretë ka të bëjë me të kaluarën e saj. Gruaja që humbi jetën ka qenë e dënuar më parë për trafik droge dhe prostitucion, por edhe për grabitje. Herën e fundit që u akuzua për grabitje, ishte një vit më parë kur dërgoi një zarf me bombë në Gjykatat e Selanikut, duke shënjestruar kreun e Gjykatës së Apelit. Në vitin 2021, ajo u arrestua me një burrë dhe u akuzua për posedim të paligjshëm të armëve (ajo kishte një kallashnikov në çantën e shpinës), drogë dhe udhëtonte me një person të shpallur në kërkim. E gjithë skeda e saj kriminale po kontrollohet nga autoritetet për të gjetur bashkëpunëtorin e saj./ZËRI