Bota

'Kishte shtëngim në zemër'/ Mjeku jep detaje për gjendjen e Vuçiç, media kroate: Ai dhe Fico s'duan të shkojnë në Moskë

Në fjalën e tij para mediave, mjeku kardiolog tha se presidenti ka pasur gjithmonë probleme me presionin e lartë të gjakut, duke lënë të kuptohet se edhe problemi i fundit kishte lidhje me këtë aspekt shëndetësor.

k.m.
'Kishte shtëngim në zemër'/ Mjeku jep detaje për
Robert Fico dhe Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u sëmur papritur! Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar dhe Dr. Dragan Dinçiç dolën në një konferencë për shtyp duke dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit, i cili është shtruar në Akademinë Ushtarake Mjekësore (MMU). Në fjalën e tij para mediave, mjeku kardiolog tha se presidenti ka pasur gjithmonë probleme me presionin e lartë të gjakut, duke lënë të kuptohet se edhe problemi i fundit kishte lidhje me këtë aspekt shëndetësor. Po sipas tij, Vuçiç kishte pasur shtrëngime në zemër, ndaj edhe ishte kthyer me urgjencë nga amerika. 

"Në më shumë se dhjetë vitet e fundit, presidenti ka pasur sëmundje të ngjashme tri herë dhe kryesisht këto sëmundje ishin të lidhura me vlera jashtëzakonisht të larta të presionit të gjakut. Sigurisht, nuk mund t'ju tregoj detajet, por gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, presidenti ndjeu një dhimbje të fortë në gjoks, e cila zgjati vetëm disa sekonda. Presidenti mori terapinë e tij shtesë, e cila ishte mjaft intensive, dhe pas 45 minutash, kur mbërriti ekipi i mjekëve nga Amerika, vlerat e matura të presionit të gjakut ishin 165 me 98 mm kolonë zhive, gjë që tregon qartë se presioni i gjakut i terapisë së marrë ishte dukshëm më i lartë se sa ishte matur në atë kohë. Mjekët nga Amerika, sigurisht, i kryen të gjitha ekzaminimet e nevojshme në mënyrë mjaft korrekte dhe presidenti, në kundërshtim me propozimin e tyre, mori vendimin për t'u kthyer në vend dhe u kthye në vend me aeroplan. Gjatë udhëtimit, nuk pati probleme dhe ndihej mirë. Pas ekzaminimeve dhe analizave të nevojshme, konsulenca mjekësore e MMA-së mund të deklarojë se gjendja aktuale shëndetësore e Presidentit të Republikës, z. Aleksandër Vuçiç, është e qëndrueshme dhe e kënaqshme,"- tha Dr. Dinçiç.

Ndërsa u publikua ky lajm, në rrjet filluan të përhapeshin teori të ndryshme. Mediat kroate shkruajnë se presidenti Vuçiç dhe kryeministri sllovak Robert Fico "u sëmurën papritmas sepse po kërkonin një justifikim për të mos shkuar në Moskë". Në tekstin e publikuar nga media "Index", pretendohet se edhe kryeministri Fico ka anuluar vazhdimisht paraqitjet publike të paralajmëruara ditët e fundit, gjë që ka shkaktuar spekulime për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas tyre,  Vuçiç dhe Fico po kërkojnë një justifikim për të mos shkuar në Rusi për shkak të kritikave dhe presionit nga Bashkimi Europian.

Në momentin kur ai u sëmur, në dhomë me Presidentin Vuçiç, duke u përgatitur për takimet e radhës, dhe pas takimit me kongresmenen Claudia Teni dhe Rod Blagojeviç dhe sipërmarrësit serbë nga Amerika. Më datë 9 duhet të jenë në Rusi për "Paradën e Fitores", por Kabineti i Presidentit Vuçiç do ta informojë publikun se çfarë do të ndodhë me ftesën e marrë nga Moska./ZËRI

Poll

MOS HUMB