Bota

"Do të ngelet në histori'! Kush u kujdes për veshjen e Melania Trump në ceremoninë e betimit

Për inaugurimin e dytë të bashkëshortit të saj, Melania zgjodhi një veshje të dizenjuar nga dy stilistë amerikanë

F.I
"Do të ngelet në histori'! Kush u kujdes për veshjen e
Melania Trump

SHBA-Me fillimin e mandatit të dytë presidencial të Donald Trump, fillon edhe një epokë tjetër e stilit të veshjes së Melania Trump. Sipas zakonit të vjetër, Melania Trump edhe sot po shkakton tronditje të modës në nivel botëror me stilin e saj. 

Për inaugurimin e dytë të bashkëshortit të saj, Melania zgjodhi një veshje të dizenjuar nga dy stilistë amerikanë: një pallto, me fund të errët nga Adam Lippes, të kombinuar me një kapele me strehë të gjerë nga Eric Javits. Palltoja e përshtatur prej mëndafshi, fundi si dhe bluza prej fildishi, janë qepur me dorë në qytetin e Nju Jorkut, bazuar në dizajnin e Lippes. 

Veshjes së saj i jepnin më shumë hijeshi dorezat e zeza në lëkurë. Krah bashkëshorti të saj ajo qëndronte elegante dhe mjaft potente.

"Do të ngelet në histori'! Kush u kujdes për veshjen e
Donald dhe Melania Trump

Kodi i veshjes duket se qëndron te linjat e pastra e klasike që janë shumë të preferuara edhe për vetë Melania Trump./ZËRI

Poll

MOS HUMB