Bota

Dodik në Mal të Zi, provokon me gjestin, përshëndet me 3 gishta turmën

Një grup qytetarësh ishin mbledhur para ndërtesës së Kuvendit në shenjë proteste kundër ardhjes së Dodikut, i cili përshëndeti me gjestin e tre gishtat e ngritur.

k.m.
Dodik në Mal të Zi, provokon me gjestin, përshëndet me 3
Milorad Dodik

MAL I ZI- Milorad Dodik, president i Republika Srpska, ka bërë një vizitë sot në Kuvendin e Malit të Zi, ku takoi lideren e Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiç. Një grup qytetarësh ishin mbledhur para ndërtesës së Kuvendit në shenjë proteste kundër ardhjes së Dodikut, i cili përshëndeti me gjestin e tre gishtat e ngritur.

Gjestit të tij, turma iu përgjigj me thirrjet: Fashist!

Por edhe pse Dodik ka mbërritur në Mal të Zi, “Vijesti” ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe kryeministri Milojko Spajiç nuk kanë asnjë informacion zyrtar për vizitën e Dodikut dhe as nuk u është kërkuar zyrtarisht takimi me të.

Por pse është komentuar gjesti i Dodik me 3 gishtat?

Ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan. Në mjaft foto të shovinistëve serb në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci janë fiksuar momente kur ata ngrenë lartë tre gishtat teksa vrasin dhe dëbojnë banorët lokalë. Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorur për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Tre gishtat tregojnë etno-nacionalizmin serb dhe është një simbol që e gjen në fushatat në Serbi, por edhe nga ushtarakë serbë. Përshëndetja është përdorur shpesh nga tifozët dhe lojtarët kur festonin për fitoret e tyre. Por sipas serbëve, ky simbol është triniteti i shenjtë. Por një shpjegim i tillë duket paska mitologjik, pasi ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan. Ndaj përdorimi i këtij gjesti, konsiderohet si rikujtim i masakrave të kryerja nga serbët në Ballkan./ZËRI

Poll

MOS HUMB