Bota

Dogji Kuranin në Suedi, vritet ‘live’ emigranti irakian

Irakiani pritej të dilte sot në një gjykatë të Stockholm, pasi akuzohej për nxitje të urrejtjes.

I.F
Dogji Kuranin në Suedi, vritet ‘live’ emigranti irakian
Salwan Momika

STOCKHOM- Salwan Momika, emigrant nga Iraku që dogji Kuranin në Suedi në vitin 2023 dhe shkaktoi zemërim tek të gjithë besimtarët mysliman është qëlluar për vdekje. Sipas “Daily Mail”, Momika ishte “live” në platformën TikTok në momentin kur atë e qëllojnë me armë zjarri në Stockholm.

Dogji Kuranin në Suedi, vritet ‘live’ emigranti irakian
Momenti kur ai ishte live

Irakiani pritej të dilte sot në një gjykatë të Stockholm, pasi akuzohej për nxitje të urrejtjes. Gjykata lajmëroi se do të shtyjë nxjerrjen e vendimit “sepse njëri nga të akuzuarit ka ndërruar jetë”. Miku i Momikës, Salwan Najem, i cili gjithashtu duhej të dilte në gjykatë për djegien e Kuranit, shkroi në Twitter këtë mëngjes: “Unë jam i radhës”.

Momika u dërgua në spital, por si pasojë e plagëve të marra ai ndërroi jetë. Në lidhje me këtë vrasje autoritetet suedeze kanë arrestuar pesë persona, por hetimet janë në vijim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB