Bota

Donald Trump ndryshon tavolinën ikonike në Zyrën Ovale, shkak djali i Elon Musk

Trump, i cili sipas New York Post dihet se ka mikrobiofobi, lajmëroi të enjten në një postim në Truth Social se Resolute Desk ishte zëvendësuar përkohësisht me tavolinën e C&O, një nga gjashtë që ka presidenti aktual.

I.F
Donald Trump ndryshon tavolinën ikonike në Zyrën Ovale, shkak
Donald Trump dhe X Æ A-12

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar që të hiqet nga Zyra Ovale tavolina “Resolute Desk”, në të cilën prej vitesh janë nënshkruar ligjet dhe rezolutat nga lideret e SHBA-s. Arsyeja? “Kruajtja” e hundës së katërvjeçarit X. Në të vërtetë, pasi djali 4-vjeçar i Elon Musk u pa duke kruajtur hundën dhe duke fshirë gishtat në tavolinën e tij në një transmetim të drejtpërdrejtë javën e kaluar, presidenti amerikan vendosi të hiqte të gjithë tavolinën.

Djali i Musk, emri i plotë i të cilit është X Æ A-12, po luante, po fliste, po bënte shaka dhe, me raste, po endej, si çdo fëmijë i moshës së tij, kur u shfaq në Zyrën Ovale me babanë e tij dhe Trump gjatë një interviste të përbashkët pyetje-përgjigje rreth punës së Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, ose DOGE.

Në një moment, "arkeologu" i ri i hundës, nëna e të cilit është ylli i popit Grimes, filloi “të kruajë" me hundën dhe më pas duket se ka fshirë "gjetjet" në tavolinën e famshme, e cila u përdor për herë të parë nga John F. Kennedy në vitin 1961 dhe më vonë u përdor nga presidentë si Jimmy Carter, Bill Clinton, Barack Obama dhe Joe Biden gjatë mandatit të tyre.

Trump, i cili sipas New York Post dihet se ka mikrobiofobi, lajmëroi të enjten në një postim në Truth Social se Resolute Desk ishte zëvendësuar përkohësisht me tavolinën e C&O, një nga gjashtë që ka presidenti aktual.

"Kjo tavolinë, 'C&O', e cila është gjithashtu e njohur dhe e përdorur nga presidenti George Ë. Bush dhe të tjerë, është instaluar përkohësisht në Shtëpinë e Bardhë ndërsa Resolute Desk po rinovohet lehtë, një proces shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm", shkroi Trump.

"Ky është një zëvendësim i bukur, por i përkohshëm!"

"C&O" është shkurtesa për Chesapeake dhe Ohio Railëay, dhe fillimisht u ndërtua për pronarët e asaj kompanie. Fillimisht u përdor për studim në Zyrën Ovale në 1975, dhe më pas kompania hekurudhore GSX ia dhuroi Shtëpisë së Bardhë në 1987.

Resolute Desk është ndoshta tavolina më e famshme dhe më e njohur për të zbukuruar Zyrën Ovale, e ndërtuar nga mbetjet e anijes britanike të eksplorimit të Arktikut HMS Resolute dhe u dhurua nga Mbretëresha Victoria për Presidentin Rutherford Hayes në 1880./ZËRI

Poll

MOS HUMB