Bota

“E dashur, nuk jetoj dot pa ty"/ Milo Gjukanoviç shijon pensionin, me një gotë në dorë ia merr këngës (VD)

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e ish-presidentit të Malit të Zi, duke kërcyer me një gotë në dorë.

k.m.
“E dashur, nuk jetoj dot pa ty"/ Milo Gjukanoviç shijon
Milo Gjukanoviç

MAL I ZI- Milo Gjukanoviç, ish-presidenti i Malit të Zi, është fotografuar në një festë duke kërcyer dhe kënduar me këngën “Slike u oku”, duke lënë të kuptohet se po i shijon shumë pensionimi i tij. Në rrjetet sociale është shfaqur një video e ish-presidentit të Malit të Zi, duke kërcyer me një gotë në dorë.

Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, nuk munguan as komentet. 

“Epo ky po që është pension”, “shumë qejf duket se po bën, pi diçka edhe për ne,”-ishin disa nga komentet e bëra nga malazezët.

Pas Milo Gjukanoviçit president i Malit të Zi u bë Jakov Milatoviç. Për shkak të humbjes së rëndë në zgjedhje, Gjukanoviç dha dorëheqjen edhe nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), anëtar i së cilës është ende.

Poll

MOS HUMB