Bota

E pabesueshme! Toka hapet dhe përpin dy 19-vjeçarë në Selanik (FOTOT)

Dy të rinjtë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital. 

f.t
E pabesueshme! Toka hapet dhe përpin dy 19-vjeçarë në
PAMJE NGA NGJARJA

GREQI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Selanik, Greqi ku dy 19-vjeçarë panë tokën që u hap nën këmbë dhe u rrëzua tre metra thellë në qendër të qytetit. Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur pak pas orës 01:00 të mëngjesit të së shtunës në Selanik.

Njjë vajzë dhe një djalë kanë qenë duke ecur në zonën e Bit Pazarit, konkretisht në rrugën Tosica, kur papritur rruga është hapur dhe të dy ranë në gropë.

E pabesueshme! Toka hapet dhe përpin dy 19-vjeçarë në
VENDI I NGJARJES
E pabesueshme! Toka hapet dhe përpin dy 19-vjeçarë në
VENDNGJARJA

Për pasojë ata kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital. Në vendngjarje ka shkuar një ekip i Shërbimit Zjarrfikës, por dy 19-vjeçarët kishin dalë tashmë nga gropa. Siç raportohet djali ka lëndime në gjoks, ndërsa vajza ka fraktura.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB