
SEUL- Për herë të parë në historinë 55-vjeçare të kompanisë, punonjësit e "Samsung Electronics" në Korenë e Jugut kanë dalë në protestë. Unioni Mbarëkombëtar i Samsung Electronics (NSEU) tha javën e kaluar se 28,000 anëtarët e grupit– pak më pak se një e katërta e fuqisë punëtore totale të kompanisë– do të organizonin një grevë njëditore pas negociatave të dështuara lidhur me marrëveshjet e pagave dhe të bonueseve.
Sipas BBC, ankesa kryesore janë pagat.
Drejtuesit e kompanisë janë duke negociuar për këtë çështje me sindikatat që prej muajit janar, por nuk është arritur ende asnjë kompromis.
“Greva e parë në Samsung Electronics është duke u zhvilluar sot. Ky aksion është vetëm fillimi. Ne planifikojmë t`i shkojmë luftës tonë deri në fund, me të gjithë mbështetjen që mund të marrim nga punonjësit,”- tha kryetar i sindikatës së punëtorëve Son Woo-mok.
“Ne po ngremë zërin përmes kësaj greve për të dëshmuar vullnetin tonë. Qëllimi ynë nuk është cenimi i prodhimit, por plotësimi i kërkesave,”- tha zv/kryetar i sindikatës së punonjësve Lee Hyun-kook.
Kompania sqaroi se ky veprim nuk do të ketë ndikim në prodhim dhe në aktivitetet tjera biznesore. Samsung Electronics është pjesë e konglomeratit Samsung Group, që dominon sferën biznesore në Korenë e Jugut, ekonominë e katërt më të madhe në Azi. Por gjërat janë duke u përmirësuar për kompaninë për shkak të bumit të Inteligjencës Artificiale, AI.
Muajin e kaluar, Samsung raportoi një rritje më shumë se dhjetëfish të fitimit operativ të tremujorit të parë mes parashikimeve të kërkesës së lartë për AI dhe çipa, këto të fundit prodhohen vetëm në Tajvan dhe Korenë e Jugut./ZËRI