Bota

I zhdukur prej të mërkurës në ishullin grek, ende asnjë gjurmë nga prezantuesi i BBC-së

Sipas BBC, operacioni i shpëtimit u anulua vonë të enjten dhe rifilloi mëngjesin e së premtes me përforcime. Hetimet janë fokusuar në zonën e Pedit të Symit, ku një grua tha se e kishte parë të mërkurën.

E.K
I zhdukur prej të mërkurës në ishullin grek, ende asnjë
Michael Mosley

GREQI- Një operacion i gjërë shpëtimi po zhvillohet këtë të premte për gjetjen e prazantuesit të njohur të BBC-së, Michael Mosley, i cili ka humbur pa gjurmë prej të mërkurës gjatë pushimeve që po kalonte me bashkëshorten në ishullin Symi. Sipas BBC, operacioni i shpëtimit u anulua vonë të enjten dhe rifilloi mëngjesin e së premtes me përforcime. Hetimet janë fokusuar në zonën e Pedit të Symit, ku një grua tha se e kishte parë të mërkurën.

Nënkryetari i bashkisë së ishullit, Ilias Chaskas, i cili mori pjesë në kërkim, tha për rrjetin britanik se "ata kanë kërkuar kudo" dhe se tani do të kenë "zhytës" me ndihmën e rojes bregdetare. Më shumë se 25 persona nga Roja Bregdetare po marrin pjesë në operacionin e kërkimit.

Që nga mëngjesi, në kërkim janë përfshirë një helikopter i dërguar nga Athina, drone që kërkojnë në zona të vështira për t'u arritur dhe një qen policie. Temperatura pritet të arrijë në 37 gradë Celsius, për pasojë kombinimi i nxehtësisë së madhe dhe terrenit të vështirë do të vështirësojë punën e ekipit.

ELAS njoftoi se Mosley la gruan e tij në plazh para se të fillonte një shëtitje në qendër të ishullit të mërkurën. Telefoni i tij u gjet aty ku jetonte me gruan e tij, e cila e denoncoi të zhdukur. Policia e ishullit nuk mundi ta gjente atë dhe kërkoi ndihmë nga Rodosi mesditën e së enjtes. Njëkohësisht janë në kërkim të pamjeve të kamerave për të gjetur ndonjë gjurmë të tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB