KOSOVË- Një efektiv policie është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë në rrugën "Zagrebi" në Prishtinë. Mediat kosovare bëjnë me dije se fillimisht lajme u raportua si aksident trafikur, por sipas të dhënave paraprake dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur para aksidentit në rrethana ende të paqarta.
Njësitë policore dhe ekipet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, të cilët konstatuan se viktima ishte pa shenja jete. Ndërkohë, hetimet janë në zhvillim, teksa deri më tani policia nuk ka dhënë detaje. Ngjarja u konfirmua edhenga zëdhënësi i policisë së Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se rreth orës 06:30 ishte pranuar informacioni për një aksident trafiku, ku ishte përfshirë një automjet. /ZËRI