Bota

E rëndë në Greqi, burri rreh me hekur gruan, e mbulon me zbardhues

Dyshohet se 44-vjeçari ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike

E.K
E rëndë në Greqi, burri rreh me hekur gruan, e mbulon me
Foto ilustruese

GREQI- Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Greqi, ku është arrestuar një 34-vjeçar në zonën e Argosit. Ai është denoncuar nga gruaja e tij, 32-vjeçare, për shkak se ushtronte dhunë vazhdimisht ndaj saj.

Sipas asaj që raportojnë mediar greke, burri e ka goditur gruan me hekur në pjesë të ndryshme të trupit, dhe më pas e ka mbuluar me zbardhues rrobash, duke i shkaktuar plagë të rrezikshme.

Gruaja e dhunuar është dërguar drejt spitalit, ku i është dhënë ndihma e parë, ndërkohë që autori dyshohet se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Pavarësisht përpjekjeve për të dalë nga varësia e lëndëve narkotike, ai kishte dështuar, duke sjellë dhe këtë ngjarje të rëndë, që mund të ishte fatale për bashkëshorten e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB