Bota

E rëndë në Greqi, dy të rinjtë shqiptarë masakrojnë me thikë të moshuarin

Dy të rinjtë dyshohet se hynë për të grabitur në banesë, njëri prej tyre masakroi me thikë të moshuarin

E.K
E rëndë në Greqi, dy të rinjtë shqiptarë
Foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Janinë, ku një 25-vjeçar shqiptar dyshohet se ka goditur 10 herë me thikë, një të moshuar, 73-vjeç, të cilin kishte hyrë për ta grabitur.

Sipas policisë, 25-vjeçari, i cili shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, kishte hyrë në banesën e 73-vjeçarit grek për të grabitur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Kefalonisë.

Fillimisht të rinjtë dyshohet se kanë thyer xhamin e shtëpisë, ku 25 vjeçari hyri në ambientet e brendshme dhe 18-vjeçari bënte rolin e rojes.

Sipas ERT, kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

I moshuari arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni dhe më pas u transportua me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës.

Dy shqiptarët u arrestuan pasditen e djeshme nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit të Kefalinisë. Ata qëndronin pa dokumente në shtetin grek.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Kefalinisë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB