Bota

E rëndë në Greqi, klienti plagos me thikë kuzhinierin shqiptar në restorant

Ngjarja ndodhi rreth orës 17 të pasdites të së dielës

E.K
E rëndë në Greqi, klienti plagos me thikë kuzhinierin
Restoranti ku ndodhi plagosja

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në zonën e Selanikut, ku një kuzhinier shqiptar mbeti i plagosur me thikë nga një klient. Sipas mediave vendase, kuzhinieri shqiptar, rreth 65-vjeç mbeti i plagosur për shkak të një goditje me thikë që mori në bark, pas një debati me klientin në restorant.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:00 të së dielës, kur për një arsye ende të panjohur, klienti ka qëlluar me thikë në bark shqiptarin, pas një debati me tone të forta. Më pas ai është larguar nga restoranti, ndërsa personat e pranishëm njoftuan policinë dhe ambulancën për të dërguar drejt spitalit 65-vjeçarin shqiptar.

Fillimisht nuk ishin të qarta rrethanat në të cilat mbeti i plagosur kuzhinieri, por më pas nga policia u konstatua se bëhej fjalë për një vepër penale. Pas kryerjes së operacionit, shqiptari është shtruar në spitalin Papageorgiou.

Autori, i paidentifikuar, po kërkohet nga policia për kapjen e tij. Rastin e ka marrë Departamenti i Policisë Ampelokipi – Menemeni. /ZËRI

Poll

MOS HUMB