Bota

E rëndë në Itali/ 45-vjeçarja i jep fund jetës bashkë me vajzën 3-vjeçare, trupat gjenden të përqafuar

Jeta e Susanna Recchia-s ka qenë e vështirë

k.m.
E rëndë në Itali/ 45-vjeçarja i jep fund jetës
Susanna

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Trevisos, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura në rrjedhën e lumit.

Trupat e Susanna Recchia, 45-vjeç, dhe vajzës së saj trevjeçare Mia u gjetën të përqafuar, ndërsa ishin zhdukur që prej mbrëmjes së të premtes nga shtëpia e tyre.

Dy trupat u gjetën të përqafuar në një ishull në rrjedhën e poshtme të urës Vidor (Treviso), ku u gjet makina e gruas.

Prokurorja e Trevisos, Barbara Sabbatini po heton çështjen dhe do të vendosë nëse do të vazhdojë apo jo me autopsitë e trupave në orët e ardhshme. Susanna, me profesion dentiste, përveç vajzës së saj trevjeçare, kishte edhe tre fëmijë nga një lidhje e mëparshme.

Fqinjët e përshkruajnë si një grua shumë të rezervuar me shumë pak miq. Ish-partneri i saj ka treguar se ndarja ka shkaktuar te ajo një ndjenjë konfuzioni, por ai as nuk e kishte menduar atë që do të ndodhte më pas.

Dyshohet se në kushtet e depresionit, 45-vjeçarja i ka dhënë fund jetës së saj dhe të vajzës, duke u veteëmbytur, ndërsa janë marrë përpara nga rrjedhja e lumit. Një letër që e përforcon hipotezën e vrasje-vetëvrasjes, është gjetur në shtëpinë ku jetonte Susanna.

Jeta e 45-vjeçares ishte e mbushur me shumë dhimbje. Disa vite më parë, teksa drejtonte makinën ajo ishte përfshirë në një aksident rrugor, ku humbi jetën shoqja e saj më e mirë.

Ngjarje për të cilën ajo megjithatë nuk kishte asnjë përgjegjësi: nga hetimet e policisë rrugore u konstatua se përplasja me një makinë tjetër ishte shkaktuar nga errësimi i semaforëve që rregullonin kryqëzimin, në një natë me mot të keq.

Në të kaluarën Susanna kishte pasur një martesë, të dështuar, nga e cila kishin ardhur në jetë 3 fëmijë. Pesë vite më parë, fillimi i një jete të re me partnerin e saj të ri, Mirko, dhe ardhja në jetë e Mias, e cila kishte një problem të rëndë shëndetësor, do të sillte një tjetër kalvar vuajtjes.

Goditja e fundit, kishte ardhur një muaj më parë, pas ndarjes nga partneri. Ajo përshkruhet si një persaonazh mjaft i mbyllur dhe pa një jetë sociale, e rrethuar nga pak miq. /ZËRI

Poll

MOS HUMB