Bota

E rëndë në Itali, nëna pranon mbytjen e vajzës. Pse hetuesit kanë dyshime për persona të tjerë

Hetuesit kanë dyshime se në krimin e rëndë kanë marrë pjesë dhe persona të tjerë

E.K
E rëndë në Itali, nëna pranon mbytjen e vajzës. Pse
Foto ilustruese

ITALI- Në Palermo një nënë mbyti vajzën e saj dyzet vjeçare. Viktima, emri i së cilës ishte Maria Cirafici, vuante nga depresioni. 84-vjeçarja, e cila kërkoi ndihmë, ka rrëfyer më pas në polici se e kishte kryer krimin e rëndë.

Drama ndodhi në via del Visone. Vrasja ka ndodhur në orët e mbrëmjes dhe ka qenë nëna ajo që ka thirrur për ndihmë. Viktima kishte shenja të një litari ose filli në qafë që vrasësja dyshohet se ia ka shtrënguar rreth fytit. 

Hetuesit, pavarësisht pranimit të krimit nga e moshuara, kanë lënë të hapura edhe pista të tjera. Ajo që i bëri hetuesit të dyshonin ishte pikërisht mosha e nënës që mund të mos kishte pasur forcë ta mbyste vajzën e saj. 

E moshuara është dërguar në komisariat ku po mbahet nën mbikëqyrje. Hetuesit kanë folur me fqinjët dhe familjarët. Është e paqartë nëse dy gratë ishin vetëm në shtëpi në momentin e vrasjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB