
PODGORICË- Një krim në familje ka tronditur Malin e Zi. Mbrëmjen e djeshme, vëlla e motër, Milanka dhe Jovan Madžgalj rreth moshës 50-vjeçare, janë gjetur të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Sokolac të Bijelo Polje.
Sipas mediave vendase, Policia ka të bëjë me një vrasës aktiv dhe i ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të mos lejojnë të panjohur t’u futën në shtëpi.
“Të gjitha njësitet policore në dispozicion të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri”, njësitë kundër terrorizmit, qentë e policisë dhe një njësi helikopterësh të Ministrisë së Brendshme dhe Ushtrisë së Malit të Zi janë vënë në dispozicion dhe janë duke ndërmarrë operacione intensive për lokalizimin dhe ndalimin e autorit”, njoftoi policia malazeze. /ZËRI