
KOSOVË- Stilisti i njohur në Kosovë, Festim Isufi ka qëlluar me thikë partneren e tij dhe më pas është vetëvrarë. Krimi makabër ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, në rrugën “B”. Mediat e Kosovës shkruajnë se dizajneri Isufi është përleshur me të dashurën e tij, Rina Maloku dhe në sherr e sipër e ka qëlluar me thikë në pjesën e duarve.

E reja ka mbijetuar dhe ndodhet në spital, ndërsa Isufi ka vrarë veten më pas. Nuk dihet se çfarë konfliktesh po kalonin dyshja. Festim Isufi ishte i njohur në botën e modës për shkak të bashkëpunimeve të shumta që ka pasur me emra shumë të njohur si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Mes tyre mund të përmendim Agnes Vuthajn. Ai është stilisti I parë shqiptar që është ftuar në Javën e Modës në Paris.