Bota

E tmerrshme! Mbesa shikon vrasjen e gjyshes live në Facebook

Mbesa deklaroi se terroristi, pasi vrau gjyshen e saj, ngarkoi videon e ekzekutimit në Facebookun e të moshuarës

D.XH
E tmerrshme! Mbesa shikon vrasjen e gjyshes live në Facebook
Mbesa izraelite dhe gjyshja e vrarë

GAZA – Hamasi sulmoi në mënyrë të befasishme qytetet e Izraelit, duke marrë jetën e mijëra izraelitëve. Në disa raste, Hamasi vrau në mënyrë makabre.

E tillë është dhe historia e vajzës izraelite të quajtur Mor Bayder, e cila nuk mbajti dot lotët në intervistën dhënë për një kanal televiziv të Izraelit.

Bayder po përshkruante sesi militantët e Hamasit kishin vrarë gjyshen e saj dhe se këtë krim, ata po e transmetonin live në Facebook.

“Ne në shtëpi ishim të traumatizuar. Mamaja ime po fliste me gjyshen në Facebook, me kamera. Ajo nisi të zbehej dhe i mora shpejt celularin nga dora. Unë pashë vetë skenat e tmerrit.

Hamasi vrau gjyshen time dhe këtë vrasje e transmetoi në Facebook. Gjyshja u vra nga militantët. Po shikoja skena tmerri, teksa gjithë dyshemeja ishte e larë në gjak. Gjyshja ime ishte shtrirë mes pellgut të gjakut”, tha Bayder.

Ajo deklaroi se terroristi i Hamasit, pasi e filmoi vrasjen e gjyshes së saj, ngarkoi videon në profilin e gjyshes dhe e shpërndau ngjarjen makabre. Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë mbi 1200 izraelitë, ndërsa Izraeli u kundërpërgjigj, teksa vrau më tepër se 1080 palestinezë. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB