Bota

Izraeli: Do qëllojmë godinat civile në Gaza, përdoren nga Hamasi

Tel Avivi shprehet se do të nis një sulm të vrullshëm ndaj Hamasit dhe se do ketë objektiv, eliminimin e liderëve të organizatës palestineze

D.XH
Izraeli: Do qëllojmë godinat civile në Gaza, përdoren nga
Lufta në Gaza

GAZA- Izraeli ka nisur të sulmojë Gazën, pasi Hamasi u përpoq sërish të kryejë sulme në qytete izraelite. Tev Avivi thotë se ndërtesat civile në Gaza janë "objektiva legjitime ushtarake", që përdoren për të fshehur asetet e Hamasit. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kanë në shënjestër ndërtesat civile në Gaza, sepse shtabi dhe asetet e Hamasit janë të fshehura brenda tyre.

"Hamasi përdor taktika të shumta. Ata gjejnë mënyra të ndryshme fshehjeje. Militantët e Hamasit përdorin edhe taktikën e fshehjes nëpër godina, që në dukje ngjajnë si civile”, tha Izraeli.

Zëdhënësi i IDF-së, nënkoloneli Jonathan Conricus tha në një konferencë shtypi të mërkurën se ndërtesat e tilla duhen sulmuar.

“Ajo që dua t'ju them është ndërtesat që duken si civile, në fakt nuk janë të tilla. Shumë prej këtyre ndërtesave janë objekte mirfilli ushtarake.

Dhe pse ndodh kjo? Për shkak se Hamasi i ka selitë, kërkimin dhe zhvillimin e tyre e asetet e tjera ushtarake, në ndërtesa civile”, tha Conricus. “Hamasi dëshiron të maskohet brenda ndërtesave civile sepse ata janë "frikacakë"”, tha Conricus.

Izraeli ka goditur Gazën me raketa që nga e shtuna, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të marrë hak ndaj Hamasit për sulmin e përgjakshëm të organizatës, në Izrael.

Të paktën 1 055 njerëz janë vrarë në Gaza, që kur Izraeli filloi sulmet ajrore në enklavë. Shifrat janë bërë publike nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza. Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1000 persona, ndërsa përgjigje të menjëhershmee kishte nga Izraeli, duke vrarë mbi 750 palestinezë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB