Bota

Zyrtari ukrainas hedh granata në mbledhjen e Këshillit, 26 të plagosur

Serhiy Batrin ka hyrë në mbledhjen e Këshillit të fshatit dhe ka nxjerrë nga xhepi dy granata, të cilat i ka lëshuar në tokë. SI pasopjë e shpërthimit të granatave, 26 persona janë plagosur, prej të cilëve 6 janë plagosur rëndë.

D.XH
Zyrtari ukrainas hedh granata në mbledhjen e Këshillit, 26 të
Ukraine

UKRAINË - Ky është momenti i tmerrshëm kur një politikan lokal lëshoi tre granata në një mbledhje të këshillit të fshatit në Ukrainë. Burri, përfaqësuesi i këshillit, Serhiy Batrin, 54 vjeç, shihet duke hyrë më vonë në mbledhje dhe qëndron pranë derës gjatë një diskutimi të nxehtë në seancë në Keretsk, në rajonin Zakarpattia.

Ai nxjerr dy granata nga xhepi teksa fillon të flasë, duke u shfaqur i inatosur. Duke mbajtur një granatë në secilën dorë, ai më pas pyet ' a mundem', përpara se t'i hedhë granatat në dysheme pranë tij dhe një anëtareje të këshillit. Pamjet tregojnë momentin shqetësues të shpërthimit. Burri shpërtheu edhe një granatë të tretë.

Bëhet me dije se u dëgjuan tre shpërthime. Policia tha se gjithsej 26 persona u plagosën, teksa gjashtë janë në gjendje të rëndë. “Këmbët e mia janë prerë”, tha një prej personave të lënduar. Një tjetër tha: 'Telefononi ambulancën.' Një zë thotë: 'Më nxirr jashtë.'

Politikani vendas që ndezi granatat besohet se ishte në mesin e të plagosurve rëndë. Shpërthimi ndodhi gjatë një debati për paratë në seancën e këshillit. Batrin është një përfaqësues i këshillit për partinë ‘Shërbëtorët e Popullit, themeluar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ai punon në komisionin e rendit dhe ligjit të këshillit të fshatit. Nuk dihet arsyeja e ngjarjes, ndërsa akti nuk besohet se ka lidhje me luftën në Ukrainë, por me problematika lokale./ZËRI/

Poll

MOS HUMB