Bota

Ekzekutimet në Greqi/ Humbja e 200 kg kokainë në Spanjë çoi në vrasje

Lufta mes dy organizatave ka çuar në kryerjen e të paktën 60 vrasjeve në të gjithë Evropën.

f.t
Ekzekutimet në Greqi/ Humbja e 200 kg kokainë në Spanjë
hetimet

GREQI- Tronditëse janë zbulimet, të paraqitura nga Policia greke, nga veprimet e anëtarëve të organizatës të përfshirë në vrasjen e 4 personave në Vari dhe Korfuz në vitin 2020. Sipas të dhënave, humbja e 200 kg kokainë në Spanjë ka qenë arsyeja kryesore që një organizatë kriminale me seli në Mal të Zi shpërtheu dhe u shfaqën dy bandat rivale, ndërsa detaji tronditës është se personat që kishin ndërmarrë ekzekutimet nuk do të hezitonin. 

Vrasja e parë u krye më 19 janar 2020 në Vari, kur katër sulmues hynë në një restorant dhe qëlluan duke plagosur për vdekje dy të huaj teksa po drekonin me familjet e tyre dhe duke plagosur lehtë një të afërm të njërit prej viktimave.

Vrasja e dytë ndodhi më 23 korrik të po këtij viti, ku dy të huaj u gjetën të vdekur, me plagë të shumta me armë zjarri, brenda një automjeti në një zonë të Korfuzit. Katër viktimat, shtetas të Malit të Zi dhe Serbisë, drejtonin dhe mbështesnin anëtarët e një organizate kriminale, me bazë në rajonin e Malit të Zi, që ishte aktive në trafikun e drogës në mbarë botën.

Sipas të dhënave në vitin 2014 organizata kriminale në fjalë u nda në dy organizata të veçanta dhe tashmë rivale, kur humbën 200 kilogramë kokainë në Spanjë. Kjo bëri që katër viktimat të iknin në Greqi për t'u mbrojtur nga organizata rivale, ndërkohë që banonin, duke përdorur të dhëna të rreme identiteti, në zona të Atikës, të paktën që nga viti 2019. Organizata armiqësore ndaj viktimave u bashkua me dy të tjera, organizatat më të fuqishme të Ballkanit Perëndimor duke dërguar gradualisht njerëz në Greqi për të gjetur viktimat dhe për të kryer vrasjet. 

Karakteristikë e rëndësisë së madhe të çështjes është se lufta mes dy organizatave ka çuar në kryerjen e të paktën 60 vrasjeve në të gjithë Evropën, ndërsa për hetimin e saj, me iniciativën e Greqisë, u krijua një ekip i përbashkët hetimor me autoritetet serbe dhe një ekip i Europolit, i koduar "Ithaca"./ZËRI

Poll

MOS HUMB