
LONDËR- Njëmbëdhjetë persona u dërguan në spital dhe rreth 130 u evakuuan herët këtë mëngjes nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në një lagje luksoze të Londrës, tha shërbimi zjarrfikës.
Ndërtesa e apartamenteve në të cilën shpërtheu zjarri ndodhet në Kensingtonin e Jugut, në pjesën jugperëndimore të kryeqytetit britanik, pranë Muzeut të Historisë Natyrore të Londrës. Kur mbërritën zjarrfikësit, gjysma e katit përdhes të ndërtesës pesëkatëshe u përfshi nga flakët, sipas asaj çka thotë Brigada e Zjarrfikësve në Londër në Platformën X.
“Zjarri u përhap nga kati përdhe në katin e fundit dhe në çati të ndërtesës. Ekipet zjarrfikëse po punojnë shumë për të parandaluar përhapjen e flakëve në ndërtesat fqinje,” tha Steve Collins, një zyrtar zjarrfikës.
Pesë persona u shpëtuan duke përdorur shkallët nga departamenti i zjarrfikësve dhe rreth 130 banorë u evakuuan nga ndërtesa e banimit dhe ndërtesat fqinje./ZËRI