
IRAN- "Prindërit e mi më kanë mësuar se duhet t'i kthesh ato që u përkasin të tjerëve,"-kështu tha Etemad, banori i Aligudarz, një qytet në Iranin perëndimor.
Sipas mediave të huaja, 52-vjeçari gjeti çantë të mbushur me 20 miliardë rialë (31,000 dollarë) teksa kërkonte nëpër kazanët e mbeturinave të vendosura në rrugë.
“Kur po klasifikoja mbeturinat, kuptova se brenda një qese kishte ar dhe para. Ato që gjeta i mbajta disa ditë, por nuk mund që t'i mbaja për vete,"-tha ai, duke u shprehur se ishte i vendosur që të mos shkelte parimet e ndershmërisë me të cilat ishte rritur.
Në rrëfimin e tij, ai tha se e gjeti pronarin e çantës falë një karte bankare që ishte harruar brenda. Paratë dhe floriri i përkisnin një gruaje rreth të 50-tave, nipi i së cilës e hodhi çantën duke menduar se kishte mbeturina brenda saj./ZËRI