Bota

Të gjithë syt nga qielli! Eklipsi "errëson" SHBA-në

Eklipsi u shfaq fillimisht në SHBA dhe si një eklips i pjesshëm në kufirin e Teksasit pranë Eagle Pass

f.t
Të gjithë syt nga qielli! Eklipsi "errëson"
PAMJE NGA EKLIPSI

SHBA- Eklipsi ka nisur në Meksikë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në Teksas për të parë fenomenin e rrallë. Dielli duket teksa zhduket pas hënës për disa minuta, ndërsa eklipsi udhëton përgjatë "rrugës së tërësisë", duke filluar në bregun e Paqësorit të Meksikës dhe duke lëvizur në verilindje përmes më shumë se një duzinë shtetesh, nga Teksasi në Maine dhe në Kanadanë lindore. 

Eklipsi u shfaq fillimisht në SHBA dhe si një eklips i pjesshëm në kufirin e Teksasit pranë Eagle Pass, dhe përparon drejt tërësisë ndërsa hëna fsheh më shumë nga dielli. Më pas duke vazhduar në verilindje dhe në Kanada.

Gjatë eklipsit total, qielli do të errësohet sikur të ishte agim apo muzg dhe njerëzit do të kenë mundësi të shohin koronën e Diellit. Kjo fazë mund të zgjasë deri në katër minuta. Eklipsi i ardhshëmdiellor pritet të ndodhë më 12 gusht 2026 dhe do të jetë i dukshëm nga Islanda, Portugalia, Rusia dhe Spanja. /ZËRI

Poll

MOS HUMB