
TURQI- Erdogan ka kritikuar vazhdimisht Izraelin për shkallën e vdekjes dhe shkatërrimit të shkaktuar nga përgjigja e tij ndaj sulmit të pashembullt ndërkufitar të militantëve të Hamasit më 7 tetor. Së fundmi Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun për kryerjen e “një prej mizorive më të rënda të shekullit në Gaza”.
"Kryeministri izraelit “ka hyrë në histori si kasapi i Gazës. Me vrasjet që kreu në Gaza, Netanyahu po ndez antisemitizmin dhe po rrezikon sigurinë e popullit të Izraelit dhe të gjithë popullit hebre”,- tha Recep Tayyip Erdogan sipas Sky News.
Retorika e mprehtë e Erdoganit ka kërcënuar të prishë marrëdhëniet e reja të Turqisë me Izraelin. Të dy palët vitin e kaluar riemëruan ambasadorët pas një ndërprerjeje të gjatë dhjetëvjeçare në lidhje. Lufta e Gazës bëri që Izraeli të tërheqë të gjithë stafin diplomatik nga Turqia dhe vendet e tjera të rajonit si një masë paraprake sigurie. Turqia gjithashtu ka tërhequr të dërguarin e saj në Tel Aviv në shenjë proteste ndaj qasjes së Izraelit.