
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 15-vjeçar dyshohet se është abuzuar seksualisht nga shokët e klasës, teksa ndodheshin në një eskursion disaditor në Janinë. Ka qenë babai i nxnënësit të dhunuar ai që ka bërë denoncimin në komisariat, menjëherë sapo është njoftuar nga djali i tij për atë që kishte ndodhur.
Sipas denoncimit të babait, ngjarja tronditëse ka ndodhur pas mesnatës së të premtes së kaluar (06.04.24), kur nxënësit e gjimnazit janë kthyer në hotel, ku po qëndronin me shokët dhe mësuesit që morën pjesë ne ekskursion.
Siç ka denoncuar babai, djali i tij 15-vjeçar, teksa flinte, është zgjuar nga dhe ka parë pranë dhe në shtrat autorin 15-vjeçar dhe një nxënës tjetër. Në dhomë ka pasur dhe bashkëmoshatarë të tjerë, të cilët nuk kanë ndërhyrë, po kanë qeshur dhe janë tallur me aktet e shëmtuara ndaj viktimës.
Menjëherë u njoftua Prokurori i Shërbimit për të Mitur si dhe prindërit e autorëve të mitur, ndërsa tre 15-vjeçarët u arrestuan. Prindërit e autorëve të mitur nuk u arrestuan, ndërsa drejtoresha e shkollës së mesme u thirr për t’u marrë në pyetje.
Viktima do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të parë nëse ndaj tij ka pasur abuzim seksual. /ZËRI