
NAPOLI - Pranë Napolit, në zonën Campi Flegrei, janë regjistruar një sërë tërmetesh, që kanë rënë njëri pas tjetrit. Lëkundjet më të forta kanë qenë me magnitudë 4.2 ballë, ata kanë ndodhur në orën 3.35 të mëngjesit dhe janë ndjerë qartë në disa lagje të kryeqytetit napolitan. Qendra e lëkundjeve ndodhej në një thellësi rreth 3 km. Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Në Napoli, nga Fuorigrotta në Vomero, nga Riviera di Chiaia në Capodimonte – shumë njerëz u zgjuan nga lëvizja tektonike që zgjati disa sekonda, si dhe nga sirenat e alarmit të ambulancave. Shumë njerëz dolën në rrugë. Tërmetit me magnitudë 4.2 i paraprinë mbrëmjen e së martës edhe dy lëkundje të tjera: një në orën 23.36 me magnitudë 2.0 dhe një në orën 22.49 me magnitudë 2.2 ballë. Sipas Corriere della Sera, goditja me shkallëë prej 3.35 ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në zonë në 39 vitet e fundit.
Mbrojtja Civile: Nuk ka dëme në njerëz apo materiale tëë mëdha
Tërmeti me magnitudë 4.2 i regjistruar gjatë natës në zonën e Campi Flegrei është ndjerë nga popullata, por nga kontrollet fillestare nuk raportohet për dëme të shumta. Kështu thotë mbrojtja civile në një deklaratë. “Në vijim të ngjarjes, e Departamentit të Mbrojtjes Civile ra në kontakt me strukturat vendore të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes Civile”, thuhet në njoftim.
Pezullohet lëvizja e trenave
Për të lejuar kontrollet e nevojshme në rrjetin hekurudhor pas tërmetit të fortë të regjistruar gjatë natës në Napoli dhe provincën e saj, lëvizja e trenave drejt dhe nga ‘kryeqyteti’ napolitan u pezullua si masë paraprake. Treni i parë që u riaktivizua ishte ai drejt Romës për të lejuar nisjen e trenave të shpejtësisë së lartë që ishin ndalur që në orën 5 të mëngjesit dhe për të ndjekur në mënyrë progresive të gjithë trenat e tjerë rajonalë. Drita jeshile më vonë kishte edhe për linjën 2 të metrosë së Napolit, seksioni Campi Flegrei-Pozzuoli u rihap në të dy drejtime.
Kryebashkiaku i Pozzuolit mbyll shkollat
Shkollat janë mbyllur sot në Pozzuoli. Kështu ka vendosur kryebashkiaku i Puteolës, Gigi Manzoni. Epiqendra e tërmetit u caktua nga Observatori Vezuvian në lagjen napolitane të Bagnoli, në kufi me komunën e Pozzuoli. Në urdhëresë thuhet se “është e nevojshme, si masë paraprake, të kryhen inspektime nga stafi teknik i bashkisë në shkolla dhe në qendrën kulturore të Palazzo Toledos për të konstatuar praninë e çdo dëmi të shkaktuar nga tërmeti”./Zëri.ai/